Hovenier: Dialogu i udhëhequr nga BE-ja është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e Amerikës për marrëdhëniet e Kosovës e Serbisë.

Jeffrey ka thënë se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë në hapjen e edicionit të dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë (KPDS) “Të ëndërrosh të (pa)mundurën: Ballkani Perëndimor i lirë nga situatat e krizës dhe në një rrugë drejt integrimit bashkëpunues”.

Ai po ashtu ka kujtuar vitet e luftës në Kosovë, me ç’rast tha se “viti 99 ka vendosur për të ardhmen e gjithë Evropës dhe Ballkanit”.

“Viti 99 ka folur për të ardhmen e Evropës dhe gjithë Ballkanit. Ballkani Perëndimor ka ndryshuar shumë, që prej kur kam filluar punën këtu para se të isha ambasador”.

“E kam parë se sa e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të jetë këtu për t’iu dëgjuar. Aleancat euro-atlantike, NATO dhe BE-ja janë ato që i’u kanë mbështetur, por ju duhet ta udhëhiqni tani. Ballkani Perëndimor është esencial në këtë kohë të luftës në Ukrainë. Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin”.

“ShBA, ashtu si BE, e sheh dialogun si rrugën e drejtë për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, normalizimin dhe si rrugën drejt se ardhmes në Evropë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë multi-etnicitetin, sepse është një element kyç”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.