Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për vendimin e fundit të kryetarit të kryeqytetit Perparim Rama për të mbyllur sheshin deri të rrethi i flamurit.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Tahiri ka thënë se ky veprim e godet në masë të madhe një kategori të gjerë të qytetarëve, të cilët jetojnë afër atyre rrugëve, por edhe të atyre që vijnë dhe e kanë burim të mbijetesës Prishtinën.
Sipas tij, Rama duhet ta dijë që njerëzit të cilët vijnë në Prishtinë, në ato rrugë, nuk vijnë për prestigj, por vijnë të punojnë e të jetojnë.
“Dhe, ky vendim dëmton të drejtat e njeriut, planin e mobilitetit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryeqytet”.
“Shpejt do të bëjë një shkrim për të kundërshtuar këtë vendim, i cili bie ndesh me gjithçka dhe çdo logjikë urbane të kryeqytetit”, tha Tahiri.