/

Super-ekspertiza konstaton se ministrja Hajdari frenoi me vonesë dhe goditi fëmijën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, më 10 prill të vitit të kaluar kishte shkaktuar një aksident trafiku, për çka është konstatuar se e njëjta ka frenuar me vonesë.

Ky konstatim vjen nga raporti i super-ekspertizës për aksidentin, i siguruar nga emisioni investigativ Kiks Kosova.

Më 10 prill të vitit të kaluar, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, kishte shkaktuar një aksident trafiku në Prishtinë.

Në aksident ishte përfshirë edhe një fëmijë, por që ajo thoshte se fëmija ishte përplasur për veturën e saj, duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”, kishte shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.