/

Distria Krasniqi në finale të Grand Slam, i siguron medalje Kosovës

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Slamin, që po mbahet në Azerbajxhan.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari, garuesen nga Brazili, Jessica Pereira.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.

Distria në gjysmëfinale mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016.

Krasniqi në finale ndeshet me japonezen, Kisumi Omori.

Ndërsa nesër do të ndeshet Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.