Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka nënshkruar dy memorandume me shoqatën Islamic Relief Kosova, për përkrahjen e fermerëve në vlerë prej afro 300 mijë euro.
“Me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman kemi nënshkruar MoU ‘Rritja e potencialit për bujqësi në Kosovë’, projekt në vlerë prej 253 mijë euro, ku do të jenë përfitues 202 fermerë gjilanas, 91 prej tyre me serra nga 100m2, 61 me mekanizëm bujqësor dhe 50 prej tyre përfitues të shpezëve”, ka thënë Hyseni.
Ndërkaq, sipas Hysenit për vitin 2023 kanë planifikuar buxhet në vlerë të 812 mijë euro për sektorin e bujqësisë, e që thonë se është buxheti më i madh për një vit që nga paslufta për këtë sektor.
DTV