/

Kritikat e opozitës për qeverisjen Kurti, Statovci: Qeveria fillimisht është marrë me forcimin e sundimit të ligjit

Deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci ka komentuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje është dashtë të bëhen shumë përmirësime në shumë aspekte.

Deputetja ka thënë se fillimisht Qeveria Kurti është marrë me forcimin e sundimit të ligjit.

Këto deklarata, Statovci i bëri në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com.

“Ka qenë një rrethanë që është dashtë të bëhen shumë përmirësime, si në aspektin buxhetor, si në aspektin financiar, si në aspektin ekonomik, si në aspekte tjera, Mendoj që si hap i parë i yni, ka qenë shtrirja e një infrastrukturore e ku edhe sektorët tjera ndërtohen mbi të dhe zhvillohen në mënyrë të shëndetshme. Në aspektet fillestare kemi të bëjmë me forcimin e sundimit të ligjit, dhe gjithashtu dhe fenomeneve dhe dukurive negative që kanë qenë në institucionet tona”, thotë ajo.

Statovci e cila është anëtare në Komisionin për Ekonomi tha se ka pasur shumë gjëra kanë kërkuar trajtim.

Ajo foli edhe për ndërmarrjet publike, ku siç tha në Telekom kanë qenë miliona euro humbje.

“Po ashtu ndërmarrjet publike, në Telekom ka qenë miliona euro humbje, tash janë 700 mijë profit. Ka qenë një rrethanë ku është dashtë të mbyllet borxhi në mënyrë që të kthehet në gjendje normale”, shtoi ajo.

Sa i përket punësimeve të militantëve politik, Statovci tha se duhet gjykuar puna dhe jo individi.

“Mund të gjykojmë punën e tyre, në Telekom dhe ndërmarrje tjera që kanë qenë në prag të falimentimit. Kemi pasur pako për inflacionin, pako për subvencionimin për energji. Ministria e Financave ka pasur politika specifike për t’i ndihmuar bizneset. Prej 2019 deri tani kemi dyfishim të tatimit, kjo flet për qarkullimin e bizneseve”.

Statovci tha se po ashtu ka pasur investime në sektorin e energjisë dhe investime tjera.

Sa i përket dialogut me Serbinë, deputetja tha se pala serbe asnjëherë nuk ka respektuar marrëveshjet me Kosovën, dhe se dialogu duhet të jetë i balancuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.