/

Gjashtë sulmues të arrestuar, Sveçla zbardh detaje të reja nga aksioni i policisë: Ia dolëm me sukses

Ministri i Brendshëm, Xhela Sveçla e ka quajtur të suksesshëm aksionin e Policisë së Kosovës në Manastirin e Banjëskës duke dhënë detaje për arrestimin e gjatë sulmuesve që ndodheshin brenda objektit.

Minsitri Sveçla, gjatë një deklarimi për media ka thënë se nga gjashtë të arrestuarit, dy prej tyre kanë qenë më uniforma e të armatosur dhe katër të tjerë me radiolidhje.

Po ashtu, Sveçla bëri të ditur se janë ndaluar edhe disa pelegrinë për t’iu bërë testet nëse kanë qenë pjesëmarrës në sulmet e grupit të armatosur që sulmuan policinë e Kosovës mëngjesin e sotëm dhe si pasojë mbeti I vrarë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.