/

Vuçiq konfirmon orarin e konferencës për media

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ora 20:00 pritet të dalë në konferencë për media.

Kështu kanë raportuar mediat serbe të afërta me pushtetin e Vuçiqit. Kujtojmë se Vuçiq ndryshoi orarin e konferencës, pasi që fillimisht e kishte ndërmend të shfaqej nga ora 14:00.

Vuçiq pritet të flasë pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga grupi terrorist prej rreth 30 personave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi gishtin kah Beogradi, duke thënë se këta të fundit financuan dhe e orkestruan sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.