Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej sot, është anuluar.
Njoftimi është bërë nga Kuvendi i Kosovës në faqen zyrtare të Facebook.
“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet.
Sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.