Sot mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku që u vra dje në Zveçan nga një sulm i serbëve.

Kjo mbledhje do të nisë në orën 12:30, në amfiteatrin e Biblotekës Kombëtare.

“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të  rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative,  ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.