Një Kosovë u krenua me Policinë, por pjesëtarët e saj vazhdojnë të shërbejnë pa sigurim dhe shtesa

Që nga themelimi i Policisë së Kosovë, 24 vjet më parë, pjesëtarët e saj vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rruge nga dy kamionë pa targa në Banjskë.

Si pasojë, u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku, ndërsa disa policë të tjerë u plagosën.

Pasi shtiu ndaj zyrtarëve policorë, grupi i armatosur iku dhe u strehua në manastirin e Banjskës, ku i vazhdoi përleshjet me policinë e Kosovës.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia i vrau tre sulmues të nacionalitetit serbë, ndërsa i arrestoi gjashtë të tjerë.

Pas këtij momenti populli i Kosovës dhe institucionet e vendit shprehën krenarinë e tyre për pjesëtarët e Policisë që vun nën kontrollën situatën e krijuar në Banjskë.

Por, gjithë atë askion policët e përfunduan pa qenë të siguruar për shendetin dhe jetën e tyre.

Për këtë çshtje ka reaguar edhe Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ai në një deklaratë ka thënë se ende nuk është bërë asgjë për sigurimin e jetës së pjesëtarëve të Policisë.

“Sa i përket sigurimit shëndetësor nuk është bërë asgjë dhe nuk kemi asnjë përgjigje në kërkesat tona”.

Ndërkohë, shtoi se të njëjtit nuk marrin më as shtesa për rrezikshmërinë në punë, që nga implementimi i Ligjit të Pagave.

“Shtesat për rrezikshmëri nuk janë marrë që nga implementimi i ligjit të pagave dhe deri me sot në këtë kohë nuk kemi asnjë vendim apo njoftim se a do të ndodh pagesa e shtesave për rrezikshmëri”, tha Zeqiri.

Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe aksidental për Policinë e Kosovës është e kahmotshme, por që deri më tani, asnjë nga qeveritë e deritashme të Kosovës nuk ka arritur ta plotësojë.

Ndryshe, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit, garantimin e rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të ofrojë një shërbim efikas policor dhe profesional ndaj të gjithë qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.