/

Pacolli i del në krah Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë në luftën kundër terrorizmit dhe për rend të ligjit

Presidenti i AKR-së që është deputet në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri.

Përmes një shënimi në Facebook, Pacolli ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Kurtin në çdo formë që është e mundshme.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, edhe nënkryetarja e PDK-së i kishte dalë në krah Kurtit pas zhvillimeve të fundit në veri.

Çitaku i kishte reaguar Vuçiqit pasi ky i fundit fajin e kishte hedhur te kryeministri i Kosovës për situatën në veri pas sulmit terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.