Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, pritet vendimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, ndërsa pritet të merret vendimi.

Prokuroria Speciale njoftoi opinionin se kërkesa për paraburgim është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.