/

Lajçak e pret në Bruksel Komandantin e ri të KFOR’it, diskutojnë për gjendjen aktuale dhe dialogun

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutaş.

Ai tha se kanë folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi me KFOR-in.

“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.