/

Abrashi i VV’së publikon deklaratën e mehershme të Ramës: Frika e dikurshme, iu be kërkesë e vullnet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të mëhershme të kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili teksa kishte folur për situatën në veri të vendit, kishte shprehur frikën e tij se NATO-ja mund ta marrë kontrollin në atë pjesë dhe se Kosova do t’i thoshte lamtumirë asaj pjese për kohë të pacaktuar.

Megjithatë sot në një konferencë për media të mbajtur nga Edi Rama, pas sulmit terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit, ka kërkuar që NATO ta marrë nën mbikqyrje Veriun e Kosovës dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndodh sa s’është vonë.

Deputeti i VV-së Artan Abrashi duke vënë në vëmendje një ndryshim të qëndrimit të Ramës që erdhi pas sulmit terrorist në Veri, ka thënë se frika e tij e 19 qershorit u bë kërkesë e tij më 28 shtator.

“Ajo që ishte frika e Ramës me 19 qershor u bë kërkesë e vullnet i tij me 28 shtator”, ka shkruar deputeti i VV-së, duke bashkëngjitur edhe citation e Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.