Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./DTV/