Në Prishtinë delegacioni i BE-së ka ulur dje flamurin në gjysmë-shtizë për të nderuar policin e vrarë Afrim Bunjaku. Por në Beograd BE nuk e uli flamurin e saj ngjashëm, nuk mbajti ditë zie. Ky është start i mirë dhe konfirmon që BE dënon terrorin e Serbisë ndaj Kosovës. Për me siguru paqe dhe stabilitet në rajon, BE duhet me vazhdu me lëvizë më shpejt dhe më vendosur me tri masa:
- Masa Anti-Terror:
Me i suspendu Serbisë Negociatat dhe Statusin e Kandidatit për Anëtarësim në BE derisa i burgosë dhe shparrtallon grupet paraushtarake terroriste kundër Kosovës; - Masa e Dialogut:
Me ri-modelu procesin e Dialogut ku marreveshja finale propozohet pas Shuttle Diplomacy në një Konferencë të Niveli të Lartë. Ndërkohë me e liru Lajçak prej detyre; - Masa e Paqës dhe Stabilitetit:
Me caktu kornizë kohore për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në BE që me forcu ekonominë e rajonit dhe me siguru paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Vetëm nëse lëvizë BE e vendosur dhe përkushtuar mund të kontribouj të ruaj paqën në rajon. Hapat gjysmake dhe hezitimi me denu dhe ndëshkru terrorin e konfirmuar inkurajojnë hapa të ngjashme në të ardhmën nga regjimi i Beogradit. Rrjedhimisht BE bëhet bashkëfajtore për krizat Ballkanike që në të kaluarën kanë filluar edhe Lufëra Botërore.
DTV