Një burrë nga Prishtina e ka lajmëruar në polici gruan e tij, për të cilën ka thënë se po i bën dhunë psikike.
“Prishtinë 27.09.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.