Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që nëpër xhamitë e Kosovës hytbja e xhumasë së sotme t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti.
Ky vendim i BIK-ut vjen pas sulmit terrorist të të dielës nga ana e grupeve kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.
Këtë të premte, nëpër xhami është bërë apel për unitet, kujdes me informata dhe respektim të institucioneve