Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjete (18) personave për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
DTV