Policia e ka bastisur edhe lavanderinë e Spitalit në veri – Punëtorët: Qëndruan aty për më shumë se gjysmë ore

Objekti i Spitalit të Mitrovicës së veriut ka qenë cak i bastisjeve nga Policia e Kosovës. Prapa kamerës, punëtorët  thanë se zyrtarë policor kanë qëndruar për rreth gjysmë orë në lavanderi. Aty, thanë se nuk është gjendur asgjë e dyshimtë.

Kurse drejtori i Spitalit, Zlatan Elek, paradite u ka thënë medieve se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në këtë institucion, i cili është paralel dhe financohet nga shteti i Serbisë.

Elek tha se sulmi ka qenë i dhunshëm dhe është kryer pa dijeninë e punonjësve të këtij institucioni mjekësor dhe as njoftimin paraprak.

Ai tha se ndërhyrja e Policisë, sipas tij, “njësiti antiterror, me armë të gjata dhe forcat speciale me rreth 15 xhipa të blinduar”.

“Asnjë nga drejtuesit e administratës, duke filluar nga unë, nuk ishte i informuar. Ka pasur një thyerje të dhunshme në derën e lavanderisë” dhe një derë tjetër, ka thënë Elek.

Doktori Zlaten Elek tregon se 15 minuta pas nisjes së aksionit, “komandanti serb ka folur me ta dhe ka thënë se kanë urdhër bastisje nga Gjykata”.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.