Deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të mira dhe të ardhura solide shtesë , të cilat i kanë rregulluar me ligje dhe rregullore të punës.
Një deputet në muaj paguhet mbi 1 mijë e 700 euro , pa i përfshirë edhe benefitet tjera financiare që i marrin si për përfaqësim, udhëtime, akomodim.
Por nuk mjaftojnë benifitet, ata kujdesen edhe për mënyrën e të ushqyerit.
Ata kryesisht i frekuentojnë restorantet më luksoze në vend, pasi që drekat I paguajnë me taksat tona.
Bazuar në raportin e shpenzimeve për periudhën janar -mars të këtij viti, vetëm për dreka i kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro.
Në raport janë të listuar edhe restorantet që njihen për çmimet e larta të shërbimeve që i ofrojnë. E që për një qytetarë të thjeshtë është e papërballueshme të drekojnë 1 herë në vit.
Më poshtë është dokumenti i shpenzimeve në kategorinë “dreka zyrtare”.