Janë bërë një javë prej zhvillimeve në veri, ku grupi terrorist serb vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunajku dhe plagosi policin Alban Rashiti.
Kjo situatë ka bërë që Policia e Kosovës të mobilizohet menjëherë dhe prej atij momenti zyrtarët policor në gjithë vendin vijojnë punën me orar 12 orësh.
Njësitet Speciale, EULEX dhe KFOR po vazhdojnë të mbajnë nën kontroll veriun e vendit.
Situata momentalisht është e qetë por ajo po monitorohet me kujdes nga autoritetet.
Rikujtojmë se nga e diela dy pikat kufitare, ajo në Jarinje dhe Bërnjak po mbahen të mbyllura për shkaqe sigurie.