/

Stano nuk e përjashton mundësin e masave ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare e konsiderojnë të nevojshme

Peter Stano tha se BE-ja është e gatshme të shqyrtojë masat në lidhje me Serbinë, nëse shtetet anëtare e konsiderojnë të nevojshme.

Vendet anëtare do të marrin një vendim për këtë nëse vlerësojnë se kanë informacion dhe prova të mjaftueshme”. Kur të gjykojnë se është momenti i duhur, vendet anëtare do të vendosin sipas ngjarjeve në Kosovë dhe hapave të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i BE-së.

Stano deklaroi se policia e Kosovës është e autorizuar të hetojë sulmin, duke pasur parasysh se ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe shtoi se kontributi i kujtdo që mund të ndihmojë në ndriçimin e rrethanave të sulmit është i mirëseardhur.

Ai ka theksuar se BE-ja ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Kosovës dhe se ka komunikim të mirë me EULEX-in.

I pyetur për pretendimet e Beogradit se anëtarët e misionit të EULEX-it janë penguar të marrin pjesë në hetim, Stano tha se “EULEX-i nuk ka nevojë për zëdhënës nga partitë e tjera” dhe se misioni ka bashkëpunim të mirë me autoritetet kosovare.

“Kryerja e një hetimi nuk është mandat i EULEX-it, por monitorimi i situatës dhe ofrimi i ndihmës për Policinë e Kosovës sipas kërkesës”, tha Stano.

Stano deklaroi se prioritet për BE-në për momentin është “de-përshkallëzimi dhe qetësimi i situatës së sigurisë” dhe shtoi se “akumulimi i vërejtur i forcave të sigurisë serbe pranë Kosovës duhet të ndalet”.

Pas sulmit terrorist në Banjskë, disa vende të BE-së kërkuan masa ndaj Serbisë nëse konstatohet një lidhje me sulmin në Kosovë. Sipas Radios Evropa e Lirë (RSE), shumë anëtarë të BE-së kanë kërkuar vendosjen e masave kundër Serbisë nëse vërtetohet një lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.