Një ari është shfaqur në rrugën “Asllan Qeshme” Pejë.
Në pamjet e publikuara në Facebook nga faqja “Peja në fokus”, ariu shihet duke dalë nga një vend malor.
DTV ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.
Të tilla raste kur ariu zbret në zona të banuara nuk janë të rralla.
Edhe para dy vitesh, një ari ishte shfaqur në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, e në një rast tjetër në Prizren ishte shfaqur një ari i murrmë duke mbytur disa krerë dhi.