Është arrestuar një person dje në Malishevë pasi dyshohet që para një muaji i kishte vjedhur babait të tij një shumë të konsiderueshme të parave.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 06.09.2023-12:00. Me 03.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
DTV