Kamenicë, arrestohet i dyshuari për sulm fizik ndaj gruas dhe vajzës së tij

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në raportin policor bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Kamenicë, Suharekë dhe Gjakovë.

Për këto raste, forcat e rendit kanë arrestuar pesë persona të dyshuar.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar në Polici se personi me të cilin është duke bashkëjetuar, dyshohet se në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Kamenicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Suharekë, një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, i ka shkaktuar dhunë psikike.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, forcat e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, me ç’rast Policia ka arrestuar një person.

Ai po dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj vëllait të tij.

Policia thotë se, i dyshuari pas ndihmës mjekësor, kontrolle psikike, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.