Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të burrë i cili dyshohet se ka kanosur me armë kolegun e tij të punës.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur të martën në rrugën “Qamëria” në Shtime.
Rasti po trajtohet si kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje përderisa ishin në vendin e punës, e ka kanosur kolegun e tij, viktimën mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole me gaz, një karikator dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
DTV