Kurti pret në takim ministrin gjerman

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve, ndërsa në në orën 17:20,  Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës, Peci dhe Ozdemir kanë vizituar vreshtat në Rahovec; verarinë “Bodrumin e Vjetër”, dhe Kooperativën “Gratë e Krushës”, e udhëhequr nga Fahrije Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.