Programi i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike, më i kërkuari pas Mjekësisë në UP

Programi  i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike, po konsiderohet të jetë programi universitar më në rritje në Kosovë.

Kjo sipas profesorit universitar, Blerim Rexha, tha se në këtë vit akademik ky program ka qenë më i kërkuari, pas drejtimit të mjekësisë.

“Programi jonë mbledh nxënësit më të mirë të gjitha shkollave të Kosovës, nxënësit që tani më kanë treguar suksese në matematikë dhe logjikë”, tha Rexha.

Për studenten e shkencave kompjuterike, Alketë Morina, zgjedhja e këtij profesioni ishte më shumë edhe për të thyer steriotipet gjinore.

“Nga ky profesion pres shumë në radhë të parë zhvillimin e aftësive të mia profesionale, sa më shumë në programim, sepse ky profesion për momentin është dominant në treg dhe shumë profitabil”, tha Morina për DTV.

Ndërsa bazuar në të dhënat e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, pagat në sektorin e TIK-ut në Kosovë janë përgjithësisht konkurruese dhe ofrojnë kompensim tërheqës për profesionistët në role të ndryshme.

“Pagat mesatare mujore variojnë nga 900 euro për zhvilluesit e rinj të softuerit deri në 2,900 euro”, thuhet në raportin e publikuar.

Në këtë drejtim në vitin akademik 2023/24 kanë aplikaur 442 studentë, ku 150 prej tyre janë pranuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.