Bislimi udhëtoi për në Bruksel – do të flas për situatën aktuale të sigurisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Bislimi në Bruksel do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman”, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Bisilimi do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja.

Në faqen zyrtare të “European Policy Center” ku është bërë e ditur pjesëmarrja e Bislimit, thuhet se tensionet e vazhdueshme në veri, kanë penguar përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.