Edukimi me fëmijërinë e hershme bazë e zhvillimit – Qendrat e Kujdesit me kosto të përballueshme

“Save the Children Kosova”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ka lansuar raportet hulumtuese mbi modelin dhe rëndësinë e investimit në Qendrat e Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme (KZhEFH) me bazë në komunitet,.

Qendrat, të cilat shërbejnë për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve 3-6 vjeç, do të paguhen bashkërisht nga komuna ku ndodhet qendra dhe “Save the Children”, duke i lënë një pjesë të vogël të kostos familjeve të fëmijëve.

Arita Gola, këshilltare e ministres së Arsimit, tha se edukimi në fëmijërinë e hershme është prioritet i kësaj Ministrie. Ajo theksoi se edukimi i hershëm i ndihmon fëmijët në të gjitha fazat e zhvillimit.

Gola tha se Qendrat do të jenë me kosto të përballueshme për familjet që vendosin t’i regjistrojnë fëmijët në to.

“Edukimi në fëmijërinë e hershme vendos themelimet për një të ardhme. Është e rëndësime që fëmijët të kenë qasje në edukimin e hershëm. Qendrat janë shumë të mirëseardhura për fëmijët e zonave rurale e me kosto të përballueshme. Tani edhe me Ligjin e ri që ofron të gjitha format e edukimit”.

“Edukimi i hershëm i ndihmon fëmijët në të gjitha fazat e zhvillimit. Shpresoj që ky model të jetë i suksesshëm dhe të vazhdojmë për edukim cilësor të fëmijëve”.

Ahmet Kryeziu, drejtor i “Save the Children”, tha se Qendrat janë pranuar nga prindërit dhe komuniteti. Ndërsa, tha se gjatë zbatimit janë marrë parasysh rrethanat ekonomike në Kosovë.

Ai shtoi se kujdesi dhe zhvillimi në fëmijën e hershme është prioritet i organizatës që ai drejton.

“Kujdesi në fëmijërinë e hershme janë bazë e zhvillimit. Politika dhe ndërhyrjet duhet të përmirësojnë këtë aspekt. Kujdesi dhe zhvillimi në fëmijën e hershme ka qenë prioritet i yni. Në partneritet me Ministrisë dhe institucionet e tjera kemi themeluar qendrat me bazë në komunitet. Qendrat janë pranuar mirë nga prindërit dhe komuniteti”.

“Gjatë zbatimit janë marrë parasysh rrethanat ekonomike në Kosovë. Ne kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, drejtoritë. Jemi të kënaqur me rezultate edhe pse mbetet shumë për t’u bërë. Të gjithë meritojnë të kenë qasje në këto shërbime. Fëmijëria e hershme është bazë për zhvillim”.

Drita Kadriu, drejtoreshë e Arsimit në Mitrovicë, tha se në Mitrovicë janë pesë qendra të këtij lloji dhe se janë të vendosur të hapin edhe qendra të reja.

“Ne si Komunë në këtë mandat projektin e kemi gjetur të zhvilluar dhe jemi bashkuar që t’i shtyjmë proceset më tutje. E kemi vë në funksion edhe një qendër në fshatin Zhabar, domethënë i kemi bë pesë qendra në qytetin tonë. Kemi trajnim të stafit dhe kjo na ka ndihmuar shumë

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.