Pak ditë kanë mbetur për t’u rikthyer sërish në ekranet e DTV-së emisioni debatues N’PIKË, nën moderimin e Nora Mavriqit.
Emisioni përmban diskutime politike dhe të ngjashme lidhur me aktualitetin në Kosovë dhe më gjerë. Edhe këtë sezonë panelistët e përhershëm do të jenë Afërdita Maliqi, Milaim Zeka si dhe do t’i shtohet ulëses së panelistëve edhe Blerim Burjani.
Për të gjitha ngjarjet aktuale do të diskutohet çdo të martë dhe të premte duke filluar nga ora 22:00 në ekranet e DTV-së në të gjitha platformat televizive.
Gjithashtu, këtë sezonë do të kenë mundësi shikuesit të marrin pjesë në studio, për të ndjekur diskutimet nga afër, prandaj të gjithë ju që jeni të interesuar të ndjekni nga afër diskutimet që do te zhvillohen “N’PIKË”, do të informoheni për procedurat e pjesëmarrjes në studio nga moderatorja e emisionit në fillim të çdo puntate.
DTV do iu informojë në vazhdim për datën e fillimit të transmetimit të emisionit N’PIKË.
DTV