NATO ka bërë të ditur se tashmë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh të Britanisë së Madhe kanë arritur në Kosovë për të përforcuar KFOR-in si mision paqeruajtës në kuadër të NATO-s.
NATO thotë se ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj që del nga OKB, për një mjedis të sigurt dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim.
Këto forcat shtesë britanike vijnë pas sulmit të 24 shtatorit dhe pas lëvizjeve të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.
Nga NATO kanë paralajmëruar se forcat britanike do të pasohen me përforcime edhe nga aleatët e tjerë. Gjermania do të vendos 150 trupa shtesë në prill të vitit të ardhshëm
The first contingent of 200 UK soldiers arrived in Kosovo to reinforce
NATO’s Kosovo Force peacekeeping missionA prudent step to ensure @NATO_KFOR has the forces it needs to fulfil its UN mandate to maintain a safe and secure environment and freedom of movement for all people
— NATO (@NATO) October 6, 2023