Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes nëse Ukraina është e pakënaqur me faktin se Serbia ende s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe si i komenton deklarimet e përfaqësuesve ukrainas se Ukraina duhet ta njoh Kosovën, shkruan vijesti.hrt.hr.
Ai tutje ka thënë se Ukraina do ta vlerësonte shumë nëse do të shihte se si Serbia po e mbështet plotësisht Ukrainën, duke shtuar se një gjë e tillë “do të na sillte kënaqësi, por do të kuptonim gjithashtu qartë se e gjithë Evropa na mbështet”
Ai theksoi se “pa mbështetje politike, ekonomike dhe të tjera, ishte shumë e vështirë për ukrainasit të ngulmonin në këtë luftë”