Zëdhënësi i Qeverisës së Kosovës, Përparim Kryeziu pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator ka shprehur qëndrimin e ekzekutivit nëse duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo çka ka ndodhur me 24 shtator në fshatin Banjskë ka qenë cenim i sovranitetit shtetëror, integritetin territorial dhe sigurisë kombëtar, si asnjë herë më parë prej përfundimit i luftës.
Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia.
Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë”, tha ai.
Kryeziu tutje tha se gjatë gjithë kohës Republika e Kosovës ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje. Por sipas tij një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve.
“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të
Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut”, tha Kryeziu.