Amazon lëshon satelitë të internetit për të konkurruar me SpaceX

Amazon lëshoi të premten satelitët e parë testues për shërbimin e saj të planifikuar të internetit si rival i rrjetit të brezit të gjerë të SpaceX.

Raketa Atlas V e United Launch Alliance u nis me dy satelitët testues, duke nisur një program që synon të përmirësojë mbulimin global të internetit me 3236 satelitë rreth Tokës, raporton AP news, transmeton DTV.

Amazon planifikon të fillojë të ofrojë shërbime deri në fund të vitit të ardhshëm.

SpaceX i Elon Musk është shumë përpara Amazon-it dhe themeluesit të tij Jeff Bezos, i cili ka kompaninë e tij të raketave, Blue Origin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.