Një burrë në Malishevë është paraqitur në stacionin policor për të kërkuar që policia t’ia largojë gruan nga shtëpisë sepse përndryshe mund ta rrahë, por ka përfunduar vetë në pranga.
Ai tani dyshohet për kanosje dhe është dërguar në mbajtje.
Kurse gruaja është dërguar në spitalin e Psikiatrisë.
“Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
DTV