Kosovës i lëndohet mbrojtësi para ndeshjeve të tetorit

Ismajl Beka ishte vërtet i pafat sonte, pasi mbrojtësi i Luzernit e pësoi një lëndim të rëndë në duel me Lausannen në futbollin zviceran.

Beka u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit, por ky lëndim do t’ia pamundësojë atij që të jetë pjesë e “Dardanëve” kundër Andorrës dhe ndaj Izraelit.

23 vjeçari u lëndua në minutën e 55-të dhe u detyrua të largohej nga loja për t’ia lëshuar vendin bashkëlojarit Mauricio Willimann.

Lausanne e fitoi këtë lojë me rezultat 3:1, ndërsa golin e vetëm për Luzernin e shënoi Ardon Jashari për epërsinë e përkohshme të mysafirëve.

Selektori Primoz Gliha duhet ta gjejë zëvendësimin e Bekës, i cili mezi e priste që t’i jepej rasti në Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.