Emri i kryeministrit te Kosovës, Albin Kurti ishte qendër e vëmendjes në ndeshjen e Superligës së Serbisë.
Tifozët e Novi Pazarit ishin ata që kanë thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë ndeshjes që u zhvillua të shtunën mbrëma kundër Vojvodinës.
Ndeshja mes Novi Pazarit dhe Vojvodinës përfundoi me fitore 3:1 të skuadrës vendase. Ndeshja u përcoll me incidente dhe madje edhe përleshje mes tifozëve të skuadrës mysafire, Vojvodina dhe policëve, ku u lëndua një polic.
Gjatë ndeshjes tifozët e Vojvodinës thirrën emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, ndërsa në kundërpërgjigje tifozët e Novi Pazarit nisën të thërrisnin emrin e Albin Kurtit. Po ashtu thirrën edhe emrin e Naser Oriqit, ish-komandantit të forcave të Bosnjës, kanë njoftuar disa mediume të Novi-Pazarit.