UEFA del me njoftim për ndeshjen Kosovë – Izrael

UEFA ka vendosur përfundimisht që ta shtyjë ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Njëherësh, shtëpia e futbollit kosovar i ka shtyrë krejt ndeshjet e parapara që të luhen në këtë shtet.

Por, institucioni më i lartë i futbollit evropian nuk ka vendosur ende për ndeshjen e së dielës së ardhshme mes Kosovës dhe Izraelit, shtet ky i cili u përfshi nga sulmet me raketa dhe ato tokësore nga organizata terroriste Hamas.

Dhe, për fatin e kësaj loje do të dihet në ditët në vazhdim.

“UEFA-s do të presë edhe disa ditë për ta vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese e Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të luhet në datën e planifikuar më 15 tetor apo do të vendoset që të shtyhet kjo lojë”, njofton UEFA në uebfaqen e saj zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.