Avokati i Hajdarit kërkon që grupi i ekspertëve të dëshmojnë për superekspertizën e aksidentit

Avokati i ministres Rozeta Hajdari, Shemdi Bunjaku, ka arsyetuar kërkesën për mbajtjen e seancës pa praninë e medieve.

Ai ka thënë se kjo është bërë duke respektuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, krejt me qëllim të mbrojtjes së të miturës që ishte aksidentuar nga ministrja.

Ai ka sqaruar se pasi kanë pranuar superekspertizën e aksidentit i kanë kërkuar Gjykatës që në seancë të dëshmojnë grupi i ekspertëve.

“Sot është mbajtur seancë në Gjykatën për kundërvajtjen lidhur me aksidentit që pretendohet se është aksidentuar nga Rozeta Hajdari e që ne Gjykatës i propozuam ta mbyll seancën duke respektuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, me qëllim të mbrojtjes së të miturës”.

“Gjykata e aprovoi kërkesën tonë dhe e mbylli seancën, pastaj filluam dhe në seancë u deklaruam se e kemi pranuar superekspertizën për të cilën i propozuam Gjykatës që të jetë grupi i ekspertëve në seancë dhe ta shpjegojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.