Stacioni Policor në Prizren, të dielën pasdite ka pranuar informacion se në një filial të një operatori të telefonisë mobile në Prizren, një person i dyshuar nën kërcënimin dhe përdorimit të thikës ka arritur që të grabis një shumë të të hollave.
I dyshuari gjatë grabitjes, punëtores së filialit i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Njësiti i hetimeve rajonale Prizren rreth orës 16:00 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin B.L. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar shqiptar).
Gjatë intervistimit janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë edhe në disa raste të tjera të veprave penale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë.