/

Osmani udhëton në Kroaci me ftesë të homologut të saj Zoran Milanoviq

Siç njofton Zyra e Presidentes, në fokus të diskutimeve atje, do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković” thuhet tutje në komunikatën për media.

Po ashtu bëhet e ditur se  Osmani do të vizitojë edhe komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.