Drejtuesit e Termokosit kanë takuar sot Bordin e ZRRE-së, të kryesuar nga z.Ymer Fejzullahu, për të diskutuar modalitetet për fillimin e fazës testuese për metodën e re të faturimit sipas konsumit.
“Bazuar në rekomandimet e eksperteve, ju informojmë se sezona ngrohëse 2023/2024 do të jetë fazë testuese e metodës së faturimit sipas konsumit.
Kjo fazë do t’u mundësojë NP “Termokos” dhe ZRRE-së. që të realizojnë të gjitha analizat teknike, financiare dhe softuerike për të mundësuar një tranzicon sa më të sigurtë në metodën e re të faturimit.
Ndërkohë, kjo fazë testuese do të shoqërohet edhe me një fushatë vetëdijesimi dhe informimi për mënyrat e përdorimit të pajisjeve të instaluara dhe mundësinë e kontrollimit të shpenzimeve të tyre për ngrohje.
NP “Termokos” apelon tek të gjithë konsumatorët për bashkëpunim të ngushtë, që duke përcjellë rekomandimet për përdorimin e këtyre pajisjeve të fillojnë kontrollimin e shpenzimeve të tyre për ngrohje, gjë që do të ndihmojë realizimin e plotë të kësaj faze testuese dhe kalimin nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit” shkruan Osmani në njoftim.