Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve përreth Gazës

Nuk ka luftime midis trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe Hamasit brenda Izraelit, dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Rripit të Gazës.

Kështu iu tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i forace izraelite, Daniel Hagari, transmeton CNN.

Njoftimi vjen pas më shumë se 48 orë që kur Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit, në një inkursion të ngjashëm të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.