Kosova ka dominuar ndaj Andorrës, në pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm. Kosova pas pjesës së parë pati më shumë posedimin e topit, ndërsa e realizoi një gol.
Milot Rashica në minutën e 26-të ka shënuar për golin e vetëm në pjesën e parë. Rashica realizoi pas pasimit shumë të mirë të mesfushorit Florent Muslija.
Ndeshja i ka takuar Grupit I kualifikues për Evropianin që vitin tjetër organizohet në Gjermani. Për Rashicën ishte goli i parë në këto kualifikime, derisa ka kontribuuar edhe me tri asistime.