Kosova e ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Evropian për “EURO 2024”.
“Dardanët” fituan lehtësisht si mysafire e Andorrës, me rezultat 3-0.
Milot Rashica me dy gola dhe një nga Altin Zeqiri i sollën fitoren Kosovës.
Me këtë fitore Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve në Grupin I dhe renditet në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Andorra është e fundit me 2 pikë.