/

Kurti shprehet i gëzuar me fitoret e Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar dy kombëtaret e futbollit, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat fituan me rezultat 3:0.

“Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova”, shkroi Kurti.

“Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar”, vijoi ai.

Tutje ai i uroi edhe trajnerët e tifozët e dy kombëtareve.

“Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.