Goli i Jasir Asanit në minutën e 9-të ka qenë i frikshëm dhe që kujton një moment interesant për çekët për çka e kishin frikën para ndeshjes.
Asani shënoi nga rreth 20 metra në këndin e majtë të poshtëm të Çekisë.
“Në fund të fundit, për raketat nga larg, shqiptarët janë të famshëm për to”, ka shkruar media çeke “Sport”.
Shqipëria e ka demoluar me rezultat 3:0 Çekinë, në takimin e xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Shqipëria është lider në Grupin E me 13 pikë, duke lënë pas Poloninë me 9, Çekinë me 8, Moldavinë me 8 etj.